Vendosni fjalën kyçe....

Kanye West krenohet në meshë: Jam artisti më i madh që Zoti ka krijuar ndonjëherë


Reperi Kanye West po hapet për thirrjen e tij nga Zoti. Ai u bashkua me pastorin Joel Osteen dhe mbajti një fjalim ku tha se tani ishte vënë në shërbim të Zotit.

“Unë e di që Zoti po më thërret për një kohë të gjatë”- tha West, duke shtuar se “djalli po më hutonte për një kohë të gjatë”.

Ai tha se e ka gjetur thirrjen e tij të vërtetë dhe nuk janë  paratë ose fama, por përkundrazi është “në shërbim të Zotit”.

Por në një moment siç shkruan RT, ai e quajti veten artistin më të mirë që Zoti ka krijuar.

Reperi tha se përkundër të gjithë “asaj arrogance dhe kokëfortësie” që njerëzi kanë parë te ai në të kaluarën, “Jezusi fitoi” dhe ai tani i është përkushtuar Zotit.

“Artisti më i madh që Zoti ka krijuar ndonjëherë, tani po punon për të”– tha West me një buzëqeshje. Gruaja e tij, Kim Kardashian West, ishte ulur në radhën e parë të kishës së madhe së bashku me vajzën e tyre, North.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *