Vendosni fjalën kyçe....

“Kemi hallet tona, mos na lodhni me atë që ndodh në SHBA” – Presidenti ukrainas i përgjigjet “CNN”


Ndërsa SHBA-ja po zien nga përpjekjet e demokratëve për të shkarkuar presidentin Trump, ai ukrainas Zelensky hodhi poshtë një pyetje nga ‘CNN’, nëse ai do të hapte një hetim mbi familjen Biden, duke thënë se njerëzit në Ukrainë janë ‘shumë të lodhur’ nga skandali.

Zelensky, i cili e ka gjetur veten në qendër të sagës në dukje të pafundme politike, u mërzit dukshëm kur u pyet nga një gazetar i ‘CNN’, nëse ai do të niste një hetim mbi pretendimet se ish-zv.presidenti i SHBA-së, Joe Biden kishte bërë presion ndaj një prokurori ukrainas për të ndalur hetimet për korrupsion ndaj kompanisë së gazit natyror ‘Burisma’, ku djali i tij Hunter ishte pjesë e bordit.

‘Unë mendoj se të gjithë në Ukrainë janë të lodhur për çështjen ‘Burisma’. Ne kemi vendin tonë. Ne kemi pavarësinë tonë, kemi problemet dhe pyetjet tona. Kjo është e gjitha.’ – tha ai.

Zyrtarët e Kievit e kanë mohuar se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes një hetimi të mundshëm dhe ndihmës amerikane si dhe kanë mohuar se Trump u ka bërë presion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *