Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltari i presidentit sqaron disa nga parregullsitë në mbledhjet e KED-së së drejtuar nga Dvorani


Këshilltari i presidentit Meta, Bledar Dervishaj, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ka qenë i pranishëm në mbledhjet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

I ftuar në emisionin ‘Tempora’ të Sonila Meços, Dervishaj tha se në mbledhjen ku është miratuar lista e kandidatëve që do i përcilleshin Kuvendit dhe Presidentit nuk është diskutuar për për mënyrën e dërgimit sipas radhës që kërkon Kushtetura e ligji.

‘Në 21 shtator është zhvilluar mbledhja e Këshillit. Është miratuar renditja e kandidatëve për secilën vakancë dhe është mbyllur kështu mbledhja për kujdesin që duhet të tregonte kryetari për mënyrën e dërgimit të listave pranë Presidentit dhe Kuvendit, sipas radhës që dikton kushtetuta dhe ligji për Kushtetuesen. Ka pasur një pauzë mbi 10 ditë që është afati ligjor dhe në datën 8 tetor Presidentit i janë paraqitur dy lista njëherazi për vakancën e parë dhe të tretë. Anëtarët e tjerë të këshillit në datën 21 nuk kanë votuar mbi mënyrën e dërgimit të listave por kanë miratuar vetëm renditjen e kandidatëve.’ – tha Dervishaj.

Më tej Dervishaj tha se mbledhjet e KED-së regjistrohen në audio për gjërat që diskutohen dhe ai pohoi se ka qenë i pranishëm në mbledhjen e 7 nëntorit.

Ai theksoi se ka shprehur qëndrimin e presidentit për t’u shprehur për vakancën por ka pezulluar vendimin e tij deri sa të shprehej Kuvendi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *