Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën transballkanike në Vlorë.
Mësohet se një makinë tip ‘Mercedes Benz’ ka përplasur një person, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë.
Si pasojë, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur dhe është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës.
I plagosur, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.