Kreu i Shtetit Ilir Meta ditën e sotme ka nxjerrë dy dekrete në lidhje me Ambasadën Shqiptare në Turqi, ku me njërën ka firmosur lirimin nga detyra të Gent Gazhelit dhe me tjetrin emërimin e Kastriot Robos.
Robo u dekretua për drejtimin e selisë diplomatike në Ankara me propozimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme si edhe pas marrjes së dritës jeshile nga “Komisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme”.
Ndërsa Gent Gazheli u përfol për ngjarjen “Alvin Berisha”, të miturin i cili ndodhej në kampin “Al Hawl“ në Siri, ku u akuzua nga emisioni italian Le Iene se nuk u përgjigj për të ndihmuar në lirimin e tij.