Vendosni fjalën kyçe....

Meta nënshkruan kallëzimin penal ndaj Doranit: Po i jap mundësinë Reformës në Drejtësi të tregojë vërtetësinë


Kreu i Shtetit Ilir Meta njoftoi nëshkrimin e padisë penale ndaj Ardian Dvoranit, kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Në fotot e shpërndara nga Presidenti shihet firmosja e kallëzimit penal, ndërkohë Meta shkruan se po i jep mundësi Reformës në Drejtësi për të treguar integritet dhe vërtetësi.

“Të dashur qytetarë!
Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani.
Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj”
-shkruan Meta në Facebook.

Kallëzimi penal i Presidentit do depozitohet në tre Prokurori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *