Vendosni fjalën kyçe....

“Në Kushtetuese po emërohen anëtare që kanë marrë 4 në provimin e Magjistraturës” – Deklarata e fortë e Nishanit


Ish-presidenti Nishani ka deklaruar mbrëmjen e sotme se disa nga anëtaret e Gjykatës Kushtetuese kanë marrë notën 4 në provimin e Magjistraturës.

I ftuar në ‘Tempora’ të Sonila Meços, ai tha se në institucionin më të rëndësishëm në vend, po emërohen persona që nuk kanë marrë shkollën e Magjistraturës.

‘Dy apo tre zonja që në jetën e tyre private mund të jenë shumë të nderuara, kanë vajtur dhe kanë marrë 4 në provimin për magjistraturën, nuk janë kualifikuar dhe nuk kanë hyrë dot në shkollën e Magjistraturës. Nëse ne shqiptarëve i themi që në reformën në drejtësi, dërgohen në gjykatë kushtetuese ato që nuk kanë fituar dot shkollën për tu bërë gjyqtarë, ç’mund të presin shqiptarët. Këta nuk kanë marrë dot 5. Shkojnë në Kushtetuese me një listë me 3 veta, për tre vende.’, u shpreh Nishani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *