Kreu i PD-së Lulzim Basha, prej pak minutash ka nisur në selinë blu takimin me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca. Në fotot e mëposhtme, shihet Soreca duke shkuar në selinë blu.
Ky takim vjen pas një serie takimesh të rëndësishme të kreut të opozitës ditën e sotme, ku më i rëndësishmi ishte ai me presidentin e vendit Ilir Meta dhe aleatët.
Në takimin me Metën, Basha tha se u njoh me provat e ndërhyrjes së Ramës në Reformën Zgjedhore dhe në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Në takimin me presidentin Meta u njohëm me procvat tronditëse të asaj që e kemi ditur dhe thënë më përpara, atë të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit të vendit në procesin e Reformës Zgjedhore dhe konkretisht në procesin e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Ka prova dhe fakte tronditëse që vërtetojnë se qëllimi i vetëm i kryeministrit dhe kësaj qeveria, është jo zbatimi i Reformës në Drejtësi por kapja e Reformës në Drejtësi dhe kapja e Gjykatës Kushtetuese.”- tha Basha. Ai shtoi se opozita e bashkuar i ka gati propozimet për reformën zgjedhore, ndërsa do i prezantojë në fillim të muajit dhjetor. Më herët Basha u takua dhe me Ministren e Jashtme suedeze.