Një gjarpër u përpoq të hante një leopard në një luftë dramatike deri në vdekje, e cila është kapur në kamera nga një fotograf i jetës së egër.
Kjo përpleshje mes gjarprit dhe leopardit u zhvillua në Rezervën e trekëndëshit Maasai Mara, në Kenia, ku turistët mbetën të shokuar.
Kur pitoni vendosi të provonte fatin e tij me leopardin, ky i fundit fillimisht i kapur në befasi ishte bllokuar keqazi nga gjarpri.
Shikuesit e tmerruar të safarit ishin të sigurt se leopardi do të ishte në menunë e gjarprit, por nuk rezultoi kështu.
Leopardi arriti të gjente rrugën e tij për të dalë dhe kafshoi kokën e gjarprit. Fotografi Mike Welton, 28 vjeç, nuk e humbi rastin për ta fotografuar këtë.
“Unë mendoj se ajo që i bën këto imazhe unike është thjesht sa e rrallë është kjo. Fjala mori dhenë në Mara dhe asnjëri nga 40 udhëzues, të cilët janë atje çdo ditë, nuk e kishte parë më parë që të ndodhte kjo.”– tha Welton, citon Daily Mail.