Vendosni fjalën kyçe....

“Policia e prokuroria mbrojnë trafikantët e vërtetë” – Flet i akuzuari për 613 kg kokainë


Arbër Çekaj, pronari i ‘Arbri Garden’, i arrestuar lidhur me 613 kilogramë kokainë që u kapën në një ngarkesë bananesh në një magazinë pranë Portit të Durrësit, ka deklaruar se aksioni për kapjen e drogës u krye në magazinë për të shpëtuar trafikantët e vërtetë.

Një ditë para pretencs së prokurorisë për Krime të Rënda, Çekaj ka dhënë një intervistë për ‘Neës24’, ku ka rrëfyer pretendimet e tij lidhur me ngjarjen në fjalë.

‘Është totalisht e qëllimtë nga ana e policisë, prokurorisë dhe atij personi i cili dha urdhër që operacioni të ndërpritej në magazinat e kompanisë time. Nëse operacioni do të shkonte deri në fund, patjetër që do të ishte kapur grupi kriminal e jo unë. Me gjeni një vend normal të botës që arrestohet pronari i kompanisë që importon fruta, se në kontenierët që nuk janë fare të tijët, gjendet drogë. I vetmi vend është Shqipëria, edhe në Shqipëri i vetmi pronash frutash në burg jam unë. Pra prokuroria ka luftë personale ndaj meje e familjes time, e kjo vetëm për të mbrojtur grupin e vërtetë kriminal që ata e dinë se kush është, por askush nuk guxon ta prekë’, tha Çekaj.

Ai tha se ndodhet në burg pa asnjë provë nga ana e prokurorisë dhe se e gjitha është një sajesë e institucioneve shtetërore për ta dënuar pa prova.

‘Shteti ka strukturat e veta, përfshi edhe mediat e varura prej tij dhe në vend që të më mbrojnë liritë si shtetas shqiptar, më fusin në burg pa asnjë provë për të mbuluar e shpëtuar trafikantët, mundohet të më fusë në konflikt me njerëz që nuk i njoh e s’kam lidhje, mundohet të më mbyllë biznesin e të më sekuestrojë çdo gjë që kam. Në këto kushte çdo njeri normal do të ndihej i frikësuar besoj. Megjithatë me të më të frikësuar janë ata që kanë frikë nga e vërteta, sesa unë nga padrejtësitë.’ – shtoi Çekaj.

Përveç Çekajt, lidhur me kokainën e kapur janë në bur shoferi Armando Pezaku e menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *