Presidenca ka zbardhur të plotë kallëzimin penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Në kallëzimin penal paraqiten të gjitha shkeljet e bëra nga Dvorani, në procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Ndër të tjera në kallëzim, Presidenti kërkon sekuestrimin e procesverbaleve audio të datave 21 shtator 2019 dhe 9 nëntor 2018 për evituar dëmtimin apo manipulimin e tyre të qëllimshëm.