Vendosni fjalën kyçe....

Publikohet dokumenti: Ka skaduar afati i bashkisë për tenderin e Teatrit


Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar një dokument ku tregohet se ka skaduar afati për tenderin e shpallur nga bashkia për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar.

Kujtojmë se Bashkia e Tiranës në verë shpalli vendimin për tenderin e teatrit, por siç shihet nga  ky dokument, nuk është bërë asnjë kërkesë nga ndonjë kompani për marrjen përsipër të projektit.

“Prej një muaj ka skaduar afati për shpalljen e vendimit të tenderit mbi projektin e Teatrit, që Bashkia shpalli gjatë verës.

Megjithëse kemi bërë një kërkesë për informacion për të marrë të gjithë dokumentet e paraqitura për tenderin, në shkelje të ligjit Bashkia refuzon ti dorëzojë ato.

E vërteta është që nuk ka as projekte, e as oferta, thjeshtë një përpjekje banale për të grabitur truallin publik nga dyshja Rama-Veliaj dhe klientët e tyre.”- thuhet në njoftimin e aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Por pavarësisht se afati prej 31 ditësh ka skaduar me kohë, Veliaj herë pas here në mbledhjet e Këshillit Bashkiak është shprehur i bindur në shembjen e godinës së Teatrit aktual dhe ndërtimit të Teatrit të ri.

“Do të aplikojmë edhe koston e tarifën për teatrin e ri. Nuk ka iluzione, teatri do ndërtohet. Ndaj për ata që po lodhen te teatri, ruani energjinë”, tha Veliaj në një nga mbledhjet e Këshillit bashkiak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *