Mëngjesin e sotëm Kryeministri Edi Rama postoi një video me “hartën e investimeve” të furnizimit me ujë në të gjithë Shqipërinë, por ajo që u vu re ishte se në hartën e zgjedhur shihej se kufijtë e Kosovës ishin të shkrirë brenda atyre Serb.
Por ky postim është ndryshuar nga Kryeministri, diçka që shihet lehtësisht, duke parë ndryshimet që shfaqen në postim në Facebook një opsion ky i aksesueshëm nga të gjithë.
Në hartën e re, harta e zgjedhur fokuson vetëm kufijtë e Shqipërisë, ndërsa për pjesën tjetër të Ballkanit shfaqen me të bardhë.
Shfaqja e postimit krijoi një reagim edhe në Kosovë ku mediat e cilësuan një skandal me hartën e Kosovës.
Në Shqipëri, reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke e cilësuar Ramën pëçues të tradhëtisë kombëtare.
Për këtë “skandal” ka shkruar edhe media serbe “B92” e cila i vendos titullin “Prishtina në shok”, Rama poston hartën e Kosovës brenda Serbisë/Hashtag.al.