Vendosni fjalën kyçe....

Shpallja “non grata” e Borchardt, reagon zyra e OSBE-së në Vjenë


Zyra e OSBE-së në Vjenë ka deklaruar se po i kushton vëmendje notës verbale të preisdentit Meta pas shpalljes ‘non grata’ të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Borchardt.

Në një reagim për ‘News24’ zyra e OSBE-së në Austri thotë se po i kushton vëmendje çështjes ndërsa bën thirrje për dialog e bashkëpunim mes palëve.

Ditën e djeshme, kreu i shtetit shpalli ‘non grata’ në institucionin e drejtuar prej tij ambasadorin Borchardt.

Në argumentimin e Presidencës, ambasadori kishte vënë në diskutim dekretin e kreut të shtetit për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Ndërsa arsyeja tjetër e këtij vendimi ishte fyerja e Borchardt e qytetarëve shqiptarë, duke u treguar atyre gishtin e mesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *