Vendosni fjalën kyçe....

Tryeza e dytë e OSBE-së, Gjiknuri: Presim propozimet e PD-së, ende s’kemi parë gjë


OSBE ka mbledhur sot tryezën e dytë për reformën zgjedhore në nivel teknik. Si në tryezën e 25 shtatorit, PD ka vendosur të marrë pjesë duke u përfaqësuar nga Ivi Kaso.

Pastakimit me dyer të mbyllura, bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një proncim për mediat tha se pret propozimet e PD-së.

 “PD e presim të vi me propozime konkrete në procesin e reformës zgjedhore dhe kur të shohim propozime të shkruara, se deri më tani nuk kemi parë gjë, përveç deklaratave politike, do shprehemi në lidhje me to.”, tha Gjiknuri.

Kujtojmë se Partia Demokratike nuk e njeh Komisionin e Posaçëm Parlamentar duke kërkuar qe reforma të realizohet nga PS dhe PD me praninë e ndërkombëtareve. Këta të fundit nuk e kanë pranuar thirrjen e opozitës, duke kërkuar që të jenë vetë partitë që të arrijnë mirëkuptimin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *