Edhe pse ajo është ende shtatë vjeç, vajza e Beyonce, Blue Ivy Carter ka fituar çmimin e saj të parë në muzikë.
Për shkak të kontributit të saj në këngën e mamasë së saj “Brown Skin Girl”, ajo fitoi çmimin e tekstshkruesit Ashford & Simpson në kompeticionin “2019 BET Soul Train Awards”.
Kjo këngë u bë publike në muajin korrik, si pjesë e kolonës zanore të filmit ‘The Lion King’. Duket se Blue Ivy po ndjek rrugën e prindërve të saj në muzikë dhe që tani duket një profesioniste e vërtetë.