Vendosni fjalën kyçe....

VIDEO VIRALE/ Protestuesit tentojnë të thyejnë stacionin e autobusit por dështojnë me sukses


Një video është bërë virale në rrjet, nga protestat në rrugët e Parisit. Një grup të rinjsh me kapuçë në kokë, tentojnë me shkopinj të thyejnë xhamin e një stacioni autobusi, por dështojnë me sukses.

Siç shkruan RT, ata i përdorën të gjitha çfarë kishin mundësi: shufra metalike, gurë dhe trupat e tyre. Por stacioni i autobusit ishte i pathyeshëm.

Njëri prej djemve bërtet me hidhërim: “por kjo është e pamundur”. Disa përdorues të “Twitter”-it thonë se djemtë i përkisnin Jelekëve të Verdhë, ndërsa të tjerët argumentonin se ata ishin provokatorë të cilët integrohen në turmat e Jelekëve të Verdhë për të kryer akte shkatërrimi gjatë protestave të tyre.

Qëndrueshmëria e xhamit shkaktoi një numër teorish dhe ankesash në rrjet. Disa thonë që ishte një fushatë e fshehtë e marketingut nga ana e prodhuesit të xhamit. Njerëz të tjerë ankohen se pse ky material nuk përdoret për ekranet e telefonit, gjë që do t’i bënte ata të pathyeshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *