Vendosni fjalën kyçe....

7-vjeçarja i shkruan letër Babagjyshit të Krishtlindjeve: Më ndihmon dot me një shtëpi dhe pak ushqim?

Një vajzë 7-vjeçare nga Anglia ka prekur britanikët, pasi i ka shkruar një letër babagjyshit të Krishtlindjeve, ku i kërkon një shtëpi dhe ushqim për familjen e saj.

Vogëlushja e hodhi letrën në një kuti postare të veçantë për Babagjyshin e Kristlindjeve, që ishte vendosur brenda Qendrës Komunitare L6 në Liverpool.

Fëmijëve që vizitojnë qendrën u ishte kërkuar të shkruanin dëshirat e tyre për Krishtlindje. Siç citon “Fox News”, letra fillon kështu: “I dashur Babagjysh, a mund të më ndihmosh? A mund të kemi një shtëpi për Krishtlindje? Mami dëshiron që ne të jemi të gjithë bashkë. A mund të na jepni pak ushqim dhe a mund të kem vetëm një kukull të këndshme për Krishtlindje?”

Këshilltari Gerald Woodhouse ka publikuar një foto të letrës së vajzës. Ai tha se ishte prekur shumë nga kjo letër.

“Unë i njoh fëmijët dhe nuk është e drejtë që një fëmijë 7-vjeçar të shqetësohet për Krishtlindjet që në Nëntor. Askush nuk po i mbështet këta fëmijë”- thotë ai.

Woodhouse tha që qendra e komunitetit po përpiqet të ndihmojë familjen dhe t’i gjejë atyre një hotel për të kaluar për natën e Krishtlindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *