Vendosni fjalën kyçe....

Apeli rrëzon kërkesën e Redjan Rrajës, ai mbetet në burg


Redjan Rraja, personi i cili akuzohet për atentatin ndaj  prokurorit Arian Ndoja, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut ka kërkuar lirinë në Apel.

Por  Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuyqi të njëjtën masë sigurie të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Avokati i Rrajës, Besnik Çerekja, ka deklaruar se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, nuk ka asnjë lidhje me gjurmët e gishtave të pretenduara të gjetura te syzet dhe me të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë histori”, tha Çerekja.

Rraja vazhdon të mohojë akuzat për atentatin ku humbi jetën Andi Maloku. Ai thotë se ditën kur ndodhi ngjarja, ai ndodhej në Durrës për shkak se kishte punë të tijat personale me makinën.

Redjan Rraja u ndalua pas atentatit me armë te Mbikalimi i Shkozetit ku mbetën të plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji, shoferi i tij, Andi Maloku dhe Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi).

Pas ngjarjes, në Ishëm u gjet i braktisur një mjet ‘Mercedes-Benz’ me targa të vjedhura, ku prokuroria pretendon se ka gjetur prova të mjafueshme se Rraja është një nga personat që ka marrë pjesë në krim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *