Ish-kryeministri Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani, lidhur me procesin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.
Ai foli për mediat pas takimit me presidentin Meta, duke thënë se kreu i shtetit po bën çmos që të mbrojë Kushtetutën dhe sistemin e drejtësisë në vend.
‘Kam qenë unë njeriu që ka propozuar këtë skemë sepse është më e pavarur një Gjykatë Kushtetuese e tillë sesa në rastin kur të gjithë anëtarët emërohen nga presidenti apo parlamenti. Këtu o burra t’i marrim presidentit kandidaturat. Venecia në opinionin e fundit shpreh se parlamenti duke vënë presidentin në hetim do bëjë gjithçka që të kapë Kushtetuesen që të çojë deri në fund planin e tij. Presidenti po bën çmos që të mbrojë pavarësinë dhe kushtetueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.’ – tha Berisha.
Më tej, Berisha theksoi se kreu i KED-së është një kryemafioz që e ka kthyer institucionin që drejton në mafie duke bërë çmos nën urdhrat e Ramës të mundësojë kapjen e Gjykatës Kushtetuese.
‘Nuk mund të citosh renditjen kur servis 4 kandidatë për 12 kandidatura. Kushtetuta s’e lejon atë të veprojë në këtë mënyrë. Ai shkel Kushtetutën e rrëzon çdo kandidaturë për të mbetur vetëm ato të Ramës. Ky kryemafioz që e ka shndërruar KED-në në mafie, i dërgon dokumente në kohë të ndryshme parlamentit e presidentit dhe bën gjithçka që afatet të skadojnë. Zonja e betuar në Lanë. Obama gaboi në përsëritjen e frazës, u detyrua të bëjë betimin nga e para. Betimi nuk është akt Lane. Akt Lane është për këta që shtetin e kanë narkoshtet. Betimi është akt solemn. E bën mjeku, ushtaraku. Narkbetim bëjnë vetëm horrat e narkoshtetit.’ – shtoi ai.