Kompania gjermane e prodhimit të makinave, ‘Audi’, shumë shpejt pritet të hedhë në treg modelin elektrik, e-tron.
Pamja e jashtme është rikonceptuar duke e bërë mjetin SUV shumë më aerodinamik nga modelet e deritanishme.
Edhe pjesa e brendshme ka shumë risi ndërsa duhet thënë se e reja më e madhe është motori krejtësisht elektrik i makinës.
Me kompanitë më të mëdha që po ecin me ritme të shpejta në drejtim të modeleve elektrike, edhe ‘Audi’ nuk ka dëshitë të rrijë duarkryq pë të mos humbur treg.