Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Meta sheh ëndrra syhapur, Marsida Xhaferllari s’është anëtare e Kushtetueses


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Balla, tha se presidenti nuk e ka kompetencën për shpërndarjen e parlamentit ndërsa anasjelltas, parlamenti mund ta shkarkojë kreun e shtetit.

Ai shtoi më tej se Meta sheh ëndrra me sy hapur.

‘Në Republikën e Shqipërisë, Presidenti zgjidhet nga Parlamenti dhe nuk ndodh e kundërta. Kush kupton sadopak jurisprudencë në këtë vend e di që Kuvendi e ka të drejtën ta shkarkojë Presidentin, në bazë të një procesi rigoroz kushtetues. Presidenti sheh ëndrra me sy hapur, kur flet për gjoja dekrete që mund të shpërndajë Parlamentin. Presidenti nuk e ka kompetencën për shpërndarjen e Parlamentit, ndërsa Kuvendi e ka kompetencën për shkarkimin e Presidentit’, tha Balla.

Më tej ai tha se Marsida Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese pasi nuk është emëruar sipas Kushtetuës dhe dekreti i Metës konsiderohet nga Kuvendi si i paligjshëm.

‘Marsida Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk është emëruar në atë pozicion sipas Kushtetutës. Dekreti i Presidentit për emërimin e Xhaferllarit konsiderohet nga Kuvendi i paligjshëm, sipas rezolutës së miratuar nga Kuvendi’, shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *