Një biznesmen i njohur në Maltë, Yorgen Fenech, është arrestuar këtë mëngjes në lidhje me vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia.
Mediat lokale shkruajnë se Fenech u arrestua ndërsa po përpiqej të linte Maltën me varkë.
Jahti i tij ‘Gio’ u përgjua nga patrullimet e AFM-së ndërsa u largua nga porti pas orës 50:00 të mëngjesit.
Incidenti vjen pak më pak se 24 orë kur një ndërmjetës, Melvin Theuma, tha se ai do të zbulojë ato që di për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia.
Presidenti i Maltës, Joseph Muscat nënshkroi një letër ku garantonte falje presidenciale për personin e arrestuar si ndërmjetës.
Gazetarja Galizia e kishte përmendur emrin e biznesmenit Fenech në investigimet e saj që kishin të bënin me çështjet më të rënda të korrupsionit në vend.
Fenech është pronar i kompanisë “17 Black”, me qendër në Dubai që dyshohet se ishte krijuar për të transferuar miliona në kompanitë pananeze në pronësi të ish-ministrit të energjisë Konrad Mizzi dhe shefit të personelit të Kryeministrit Keith Schembri. Ai është gjithashtu drejtori i “Electrogas”, firma që operon stacionin e ri të energjisë me gaz të Maltës.
Gazetarja Daphne Caruana Galizia u vra nga një bombë në makinë para dy vitesh. Ka patur spekulime në mediat e Maltës se bomba mund të jetë blerë nga grupet kriminale shqiptare./Hashtag.al