Vendosni fjalën kyçe....

“Dobësitë e tij po i bëjnë dëm edhe Kosovës” – Haradinaj përgënjeshtron Ramën


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Haradinaj, ka përgënjeshtruar kryeministrin e Shqipërisë, Rama, lidhur me disa deklarata të bëra nga ky i fundit.

Sipas Haradinajt, ato që kanë thënë Rama se në Samitin e Berlinit, Kosovës i është ofruar liberalizimi i vizave nëe Prishtina do hiqte taksën ndaj mallrave serbe, janë pallavra, shkruan ‘Gazetaexpress‘.

‘Nuk qëndron ajo që ka thënë ai, ato janë krejt pallavra. As kryeministri Macron, as kancelarja Merkel nuk e kanë qitë në tavolinë, qe vizat, hiqe taksën. Unë i Kosovës jam, nëse i dhemb dikujt heqja e vizave nuk do ta pranoja atë. Nuk janë ata të tillë, janë shefa të shteteve, nuk punojnë ashtu, i kanë do formula, do kritere qysh bëhen këto punë’, ka thënë Haradinaj.

Më tej ai ka shtuar se veprimeve të Edi Ramës po ua sheh sherrin edhe Kosova, ndërsa ka shtuar se ideja e shkëmbimit të territoreve ka qenë dhe është vdekjeprurëse dhe për këtë arsye është dashur ta luft është dashur ta luftojë.

‘Nëse është kështu pse s’po ia japin negociatat z. Rama nëse qenka kaq i mençur. Dobësitë e tij po i bëjnë dëm edhe Kosovës beso. Hapja e bisedave për territoret ka qenë vdekjeprurëse ka qenë shkatërruese për mua për qeverinë. Jam detyruar me luftu kundër asaj ideje’, ka përfunduar Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *