Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur të pafajshëm Suel Çelën, një nga të akuzuarit për incidentin pranë tregut të Elbasanit, ku u përplas makina e izh-zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi.
Çela akuzohej për goditje të punonjësit të policisë.
Gjykata vlerësoi se në makinën tip ‘Audi’ që goditi mjetin e policisë ishte Enea Bekteshi i cili është dënuar me 6 vite burg për incidentin e rëndë.
Gjykata dënoi me 5 vite burg edhe Klement Xhaferrin për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.