Suedezi Ibrahimoviç mund ta mbyllë karrierën të Milani, duke u rikthyer te kuqezinjtë, për të cilët luajti për dy sezone, 2010-2012.
Përfaqësuesi i 38-vjeçarit, Raiola është parë sot në selinë e Milanit për t’u takuar me dyshen Maldini-Boban, ku do diskutohet një rikthim i gjigantit në Serinë A pas largimit nga SHBA-ja ku luajti me LA Galaxy.
Palët pritet të takohen sërish në ditët në vijim për të diskutuar lidhur me të ardhmen e Ibrës te Milani e nëse marrëveshja dështon, të tjera klube italiane janë në pritje.