Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi shokët e djalit”- Hajdutët hyjnë në banesë e i vjedhin paratë gruas në Fushë-Milot


Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në një banesë në Fushë Milot. Mendohet se tre persona të paidentifikuar, janë futur në banesën e Taf Shabanit.

Ata i janë paraqitur të zonjës së shtëpisë si shokët e djalit dhe më pas janë ngjitur në katin e dytë të banesës duke zbërthyer kasafortën ku ndodheshin paratë.

Më pas grabitësit janë larguar nga banesa bashkë me paratë me vete. Sipas Taf Shabanit vlera e lekeve është shumë e madhe dhe kanë qenë të fshehura në kasafortë.

Zonja e shtëpisë tha se nuk i njihte personat, pasi ka probleme me shikimin. Ata i ishin paraqitur si shokët e djalit të tyre.

Autorët siç duket ishin në dijeni se djali u kishte dërguar prindërve para si dhe ishin të mirëinformuar për gjendjen shëndetësore të zonjës së shtëpisë që kishte probleme me shikimin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *