Vendosni fjalën kyçe....

Lirimi i Suel Çelës, reagon ashpër PD-ja: Kriminel i rrezikshëm në shërbim të Ramës, drejtësia në duart e krimit


Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas lirimit nga burgu të Suel Çelës, i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Çela ishte një nga të akuzuarit për përplasjen e makinës së ish-zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi.

Në një deklaratë zyrtyre, selia blu thekson se shpallja i pafajshëm i Suel Çelës, të cilin e cilëson një bandit të rrezikshëm të Elbasanit dhe shërbëtor të Edi Ramës, tregon në mënyrë të përsëritur se me Edi Ramën në qeveri, drejtësia nuk është e lirë të ndëshkojë krimin.

‘Shpallja i pafajshëm i banditit të rrezikshëm të Elbasanit Suel Çela, shërbëtor i pushtetit të Edi Ramës, provoi në mënyrë të përsëritur se me Edi Ramën në qeveri drejtësia nuk është e lirë të ndëshkojë krimin.

Mesazhi që iu dha sot shqiptarëve është se kriminelët e pushtetit, ata që blejnë vota për karrigen e Edi Ramës janë të paprekshëm! Kur kriminelët vjedhin zgjedhjet për Edi Ramën, kur bëjnë drogë me lejen e pushtetit të Edi Ramës, kur godasin policinë dhe e çnderojnë atë me mbrojtjen e Edi Ramës, drejtësia është e pafuqishme të bëjë drejtësi.’ – thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se duke u shpallur të pafajshëm kriminelët e pushtetit, rrëzohet çdo iluzon për drejtësi të pavarur dhe se ajo është plotësisht në dorë të Ramës e krimit.

‘Duke shpallur të pafajshëm kriminelët e pushtetit, rrëzohet çdo iluzion për drejtësinë e pavarur. Të gjithë e kanë mësuar se drejtësia është plotësisht në dorën e Edi Ramës dhe të krimit. Vendi ka nevojë jetike për ndarjen e politikës nga krimi, ka nevojë për zgjedhje të lira, të pandikuara nga kriminelët, si dhe për një qeveri të re, që e ka fatin të lidhur me qytetarët dhe jo me kriminelët.’ – mbyllet deklarata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *