Dy burra janë zier të gjallë brenda makinës së tyre në një qytet rus, pasi automjeti u zhyt brenda një grope, e cila u hap papritmas nga plasja e një tubi me ujë të nxehtë.
Dy burrat, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, u bllokuan brenda në automjet ku gjetën vdekjen e menjëhershme.
Fotografitë e publikuara në media, tregojnë se trupat e tyre janë ngritur me vinça së bashku me mbeturinat e makinës së tyre tip “Lada Largus”.
“Daily Mail” shkruan se shkak për këtë incident është bërë plasja e një tubi me ujë të nxehtë nën parkimin e makinave. Në Rusi, uji i nxhetë nëpër tuba, përdoret për ngrohje nga ndërtesat e banimit gjatë dimrit.
Një gazetar nga faqja “Penza Vzglyad” tha: “Një makinë tjetër hipi mbi të njëjtin vend pak minuta para aksidentit. Shoferi vuri re që toka kishte filluar të avullonte dhe shpejt u largua. Pastaj erdhën këta dy burra. Ata parkuan dhe asfalti poshtë tyre u rrëzua.”