Vendosni fjalën kyçe....

Meta takohet me Berishën për krizën politike


Në Presidencë ka nisur takimi mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta.

Ky i fundit e ka ftuar Berishësn në statusin e ish-presidentit, për të diskutuar mbi krizën politike.

Ishte nismë e Metës, që ftoi si fillim krerët e opozitës së bashkuar e më pas ish-presidentët e vendit. Dje u takua me ish-presidentin Rexhep Meidani, e sot pritet të takohet edhe me të tjerët: Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani.

Mendohet se presidenti po u kërkon mendim paraardhësve të tij në këtë pozicion, se çfarë mund të bëjë lidhur me krizën politike në vend.

Pak ditë më parë Meta pati deklaruar se mund të firmosë së shpejti një dekret për shpërndarjen e Parlamentit .

“Parlamenti një ditë do të shpërndahet, nuk është ky problemi, puna është se ky Parlament kot sa rri edhe një ditë më shumë në këtë mënyrë si sillet. Ju e dini shumë mirë se Parlamenti shpërndahet gjithmonë me dekret të Presidentit”- janë fjalët e Metës.

Ditën e djeshme Meta pati një takim edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe me drejtuesit e tjerë të partive opozitare aleate. Në takim është diskutuar për reformën në drejtësi dhe për zgjedhore, dhe presidenti njoftoi se ka përshëndetur hapat e opozitës, përfshirë këtu dhe kërkesën për zgjedhje të parakohshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *