Vendosni fjalën kyçe....

Mourinho te Tottenham, mediat nxitojnë të publikojnë afrimet në merkato


Totenhemi ka bërë të ditur sot edhe ndihmësit e Zhoze Murinjos në aventurën e tij të re në ishull. Ata janë Zhoao Sakramento, zv/trajner, Karlos Lalin, përgatitës atletik, Nunjo Santos, përgatitës i portierëve, Rikardo Formosinji, analist taktik, dhe Xhovani Kerra, analist teknik.

Por mediat në Angli janë të papërmbajtura sa i takon emrit të parë që Murinjo do të synojë në merkaton e janarit.

Fantazitë janë të shumta, por emri i parë në listën e teknikut luzitan duket se është ai i Gareth Bejlit, uellsianit që nuk i ka aspak punët mirë tek Real Madridi dhe mund të rikthehet te “Spurs”-at, nëse “Mou” do t’i thoshte që t’i bashkohej në këtë aventurë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *