Vendosni fjalën kyçe....

“Personat me shtetësi të dyfishtë nxitën protestat e dhunshme në Iran” – Agjencia iraniane e lajmeve


Persona me shtetësi të dyfishtë janë ndër ata që nxitën protestat kundër rritjes së çmimit të karburantit të cilat shumë shpejt u kthyen në trazira të dhunshme në Iran, njoftoi agjensia e lajmeve ‘Fars’.

Iranianët që mbajnë gjithashtu  pasaporta gjermane, turke dhe afgane ishin mes atyre që u mbajtën në arrest javën e kaluar, raportoi të mërkurën duke cituar burime të panjohura sigurie agjencia në fjalë.

Shtetasit e dyfishtë sipas agjencisë janë financuar dhe trajnuar jashtë vendit për të sabotura infrastrukturën e Iranit dhe për të bërë veprime të mosbindjes civile, pretendon jo. Këta të dyshuar thuhet se rrëfyen lidhjet e tyre me agjencitë e huaja spiune pas ndalimit.

Çmimet e gazit u rritën gjatë fundjavës, pas një vendimi nga qeveria iraniane për të ulur subvencionet e karburantit dhe për të përcjellë ato fonde në mbështetje të mbi 60 milion njerëzve në nevojë.

Por masa nuk ishte e mirëpritur ndërsa njerëzit dolën në rrugë në disa qytete të premten.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *