Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria kërkon 21 vite burg për Arbër Çekajn


Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë “Arbi Garden” në kontenierët e së cilës u zbuluan mes bananeve 613 kilogramë kokainë.

Prokuroria ka kërkuar për Çekajn 21 vite burg, që në rast dënimi do të konvertohej me 14 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për shoferin Armando Pezakun u kërkuan 13 vite burg (me gjykim të shkurtuar 8.8 vite), ndërsa për menaxherin e kompanisë Donaldo Lushaj u kërkuan 18 vite, me gjykim të shkurtuar 10.8 vite.

“Arbër Çekaj është i dyshuar edhe për 90 kokainë të kapur në Kolumbi në 2015. Çekaj iku me 25 shkurt 2018 nga pika kufitare Vernicës dhe u fsheh në Kosovë  dhe më pas iku në Gjermani. Çekaj bisedoi me Lushajn se çfarë gjeti antidroga në kontenier në Durrës”– thuhet në pretencën e prokurorisë.

Ndaj Çekajt, Pezakut dhe Lushajt  rëndojnë akuzat për veprat penale “Trafikimi i narkotikeve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struktuar kriminal”, pas sekuestrimit të 613 kg kokainë në shkurt të 2018-ës. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *