Vendosni fjalën kyçe....

“Shkoja qaja në banjë dhe kthehesha”- Emilia Clarke zbulon sa të vështira i kishte skenat nudo në “Game of Thrones”


Ylli i serialit “Game of Thrones”,  Emilia Clarke thotë se e ka patur shumë të vështirë të xhirojë skenat nudo.

Duke folur në podcastin e aktorit Dax Shepard, Clarke thotë se ajo shkonte të qante në banjë para se të xhironte skenat nudo, por jo vetëm. Të njëjtën gjë bënte edhe kur do të luante skena të tjera të vështira.

Roli i saj si Daenerys Targaryen kërkonte që ajo të hiqte rrobat mjaft shpesh, në veçanti në episodet e para.

Ajo mendon se skenat ishte të nevojshme për tregimin, por sipas saj shfaqja do të ishte shumë e ndryshme nëse do të bëhej sot.

Aktorja nga Londra, e fitoi rolin e rëndësishëm kur ishte 23 vjeç dhe ky ishte roli i saj i parë me rëndësi për ekranin e madh.

“Unë e pranova punën dhe më pas ata më dërguan skriptet dhe kur unë po i lexoja, kuptova se ku ishte kleçka.”– tha aktorja, citon BBC.

Emilia Clarke shtoi: “Unë kisha qenë në një shesh xhirimi vetëm dy herë më parë dhe tani jam në një film komplet lakuriq me gjithë këta njerëz, dhe nuk e di se çfarë kam për qëllim të bëj. Unë nuk e di çfarë pritet nga unë, nuk e di çfarë dëshironi ju dhe nuk e di çfarë dua unë. Pavarësisht nëse ka skena nudo ose jo, e kam kaluar sezonin e parë duke menduar se nuk jam e denjë të kërkoj asgjë. Unë nuk jam e denjë të kem nevojë për asgjë. Çfarëdo që të ndjeja se ishte gabim, unë do të shkoja të qaja në banjë dhe pastaj do të kthehesha dhe ne do të xhironim skenën dhe do të isha mirë”.

Aktorja tregon se kolegu i saj Jason Mamoa, i cili luante rolin e burrit të saj abuziv, e ndihmoi shumë gjatë sezonit të parë.

Emilia Clarke dhe Jason Mamoa

Pavarësisht se sa të vështirë e ka patur, Clarke tregon se po njëlloj do t’i xhironte ato skena pasi mendon se ishin të rëndësishme.

“Unë kam pasur kaq shumë njerëz që më thonin kaq shumë gjëra për lakuriqësinë e Khaleesi-t në shfaqje. Por njerëzit nuk do të interesoheshin për të nëse nuk do ta kishin parë atë të abuzohej. Kështu që duhej ta shihje.”– thotë ajo. Khaleesi është titulli që mban personazhi i saj, Daenerys Targaryen. Nuk ka patur ende ndonjë koment nga HBO dhe krijuesit e “Game Of Thrones” mbi deklaratat e Clarke.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *