Vendosni fjalën kyçe....

Shtëpia ku lindi Hitleri do të kthehet në stacion policie


Ndërtesa ku ka lindur lideri nazist Adolf Hitler në Austri, do të shndërrohet në një stacion policie.

Ministri i Brendshëm Ëolfgang Peschorn tha se ky do të ishte një “sinjal i pagabueshëm” sepse sipas tij prona nuk përkujton nazizmin.

Javët e para të jetës së tij Hitleri i kaloi në një banesë në ndërtesën e shekullit të 17-të, në qytetin e Braunau am Inn. Siç shkruan BBC, fati i kësaj ndërtese ka qenë objekt i një mosmarrëveshje të gjatë.

Për dekada të tëra, qeveria e mori me qira nga ish-pronari i saj, në përpjekje për të ndaluar turizmin e ekstremit të djathtë.

Dikur ndërtesa ka funksionuar si një qendër ditore për personat me aftësi të kufizuara, por kjo përfundoi kur pronari Gerlinde Pommer i kundërshtoi këto plane dhe më pas refuzoi të gjitha ofertat e qeverisë për ta blerë ose për të kryer rinovime.

Një plan për ta shndërruar atë në një qendër për refugjatët në vitin 2014 gjithashtu nuk funksionoi.

Qeveria e mori në posedim shtëpinë në vitin 2016 nën një urdhër blerjeje të detyrueshëm, për një çmim prej 810,000 eurosh.

Disa kanë bërë thirrje që ndërtesa të prishet, ndërsa të tjerë mendojnë se duhet të përdoret për punë bamirësie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *