Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, ka bërë thirrje që të ndalet sa më shpejt projekti i mazhorancës për të kapur Gjykatën Kushtetuese.
Në një deklarataë nga selia e LSI-së, Rama u treguar tejet i ashpër duke thënë se mazoranca po bën çmos që ta kapë këtë gjykatë duke zaptuar të gjithë sistemin e drejtësisë.
Ai tha se koha për ta ndaluar këtë çmenduri është sot më shumë se kurrë.
‘Kjo nuk është vetëm një përpjekje për ta kapur reformën në drejtësi por edhe për ta instrumentalizuar dhe manipuluar atë për interesa jashtë atyre që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Ajo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese, përpjekja në makutëri të plotë për ta zaptuar zbulon gjithë qasjen e qeverisë ndaj reformës në drejtësi. Sot është koha më shumë se çdo herë tjetër, është momenti për t’i thënë ndal duarve të politikës nga reforma në drejtësi. Ndal duarve të pista të krimit të veshura me kostum politik që duan të kapin Gjykatën Kushtetuese për ta përdorur atë pastaj për të kompromentuar besimin e qytetarëve te reforma në drejtësi. Përpjekja e mazhorancës për të kapur Gjykatën Kushtetuese është luftë kundër Kushtetutës.’ – tha Rama.