“Ka ardhur koha që pas reformës, të ndryshojë edhe harta territoriale. Rinasi duhet të jetë i Tiranës dhe jo i Fushë-Krujës”– kështu është shprehur sot kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Kryebashkiaku ka kërkuar që të ndryshojë harta territoriale pasi sipas tij, Rinasi nuk duhet të jetë më i Fushë-Krujës, por i kryeqytetit.
Veliaj tha se nuk mund të investojë në një territor që nuk është i Tiranës, si në rastin e Rinasit.
“Reforma Fino-Çuçi ka adresuar 99.99 % të shqetësimeve megjithatë duke qenë se ishte voluminoze duhet të ketë një rishikim të korrektimit të kufijve. Në disa raste ku një territor për të bërë një shkollë qëllon vija në anën tjetër pra janë gjëra krejt banale disa gjëra asaj më duken parimore. Do ju sjell një shembull konkret me të cilën kam bërë një dakordësi me kryeministrin e me qeverinë dhe do të doja që kur të më vijë këtu të jeni të përgatitur. Nuk mundet aeroporti kombëtar i Shqipërisë i Tiranës të vashdojë të jetë në Fushë-Krujë dhe nuk mundet rruga lidhëse të jetë në Vorë. Vetëm segmenti qafë e Kasharit ku mbaron kufiri i Tiranës deri tek rrethrrotullimi i Rinasit ka 192 çarje të paligjshme në rrugë. Për bashkinë e Vorës nuk ka rëndësi fare kush është kryetar bashkie, për bashkinë e Krujës nuk ka fare kush është kryetar bashkie, Rinasi është në periferi të vëmendjes së vetë është në periferinë e vetë fizike dhe të mundësive. Në duam të futemi në BE dhe gjëja e parë që sheh është se ne s’kemi dot integritet rruge Rinas-Tiranë. Pra vjen një delegacion të takoj parlamentin dhe nga rruga Rinas-Tiranë shikoni se si ne është si Kabul. Kështu që kjo mund të bëhet në të zezë deri në njëfarë mase. Por unë nuk investoj dot të bëj pemë, të çoj shërbimet e policisë bashkiake dhe të IMT-së në një territor që nuk është i imi, se është shkelje. Është shkelje e KLSH-së pavarësisht se mund të thoni se ti po bën mirë se është aeroporti i Tiranës.
Nga kthesa tek rrethrrotullimi i Rinasit deri tek Herci, janë 50 çarje që kemi mbyllur, por që janë të gjitha në Fushë-Krujë dhe Kruja nuk ka fuqias me mjete as me polici që të rrijë dhe të ruajë non-stop, abuzimet që bëhen aty.Kur ti zbres të Rinas, sikur ke zbritur në një varrezë të madhe makinash.”– tha kryebashkiaku i Tiranës.
Këto deklarata Veliaj i bëri nga Komisioni i Ligjeve, teksa diskutonte mbi projektbuxhetin për pushtetin vendor për vitin 2020.