Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj paralajmëron taksë të re: Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë


Kryebashkiaku Erion Veliaj përballë komisionit parlamentar të ligjeve ditën e sotme kërkoi një ligj special për Tiranën duke pranuar se nuk është në gjendje të përballojë ritmin e shtimit të popullsisë dhe trafikun që shtohet për ditë.

Duke kërkuar një ligj special ashtu siç e kanë disa kryeqytete Evropiane, Veliaj paralajmëroi një tarifë për të gjithë ata persona që e përdorin Kryeqytetin për të marrë shërbimet që ofron.

Sipas Veliajt, të gjithë personat që kërkojnë të hyjnë në Tiranë për të përdorur shërbimet që ofron kryeqyteti duhet të paguajnë.

Një ligj për Tiranën, do iu vijë si propozim, pse konsumi në Tiranë është më shumë se në çdo qytet tjetër, të gjithë vijnë në Tiranë, në spital, në Gjykatë, pra kur buxhetohen rrugët buxhetohen për banorë por duhet të buxhetohen për përdorues. Kemi marrë disa modele shumë të mira dhe duhet t’i adresojmë këto gjera”- deklaroi Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *