Vendosni fjalën kyçe....

“37 milionë euro shkojnë për koncesionet në shëndetësi vitin që vjen” – Denoncimi i PD-së


 

Partia Demokratike deklaron se buxheti i vitit 2020 nuk ka prioritet një shërbim më të mirë ër qytetarët shqiptarë por pasuriin e padrejtë me anë të koncesioneve për miqtë e kryeministrit Rama.

Në një deklaratë për mediat, Bardh Spahia, theksoi se pjesa dërrmuese e buxhetit për shëndetësinë shkon për 4 koncesionet e dhëna nga Rama.

‘Buxheti për shëndetësinë, njësoj si pjesa tjetër e buxhetit 2020, nuk ka prioritet një shërbim më të mirë për qytetarët, por pasurim të padrejtë me koncesione për klientët dhe miqtë e Edi Ramës. Buxheti 2020 nuk ka rritje reale për sistemin shëndetësor, nuk rrit pagesën për ndihmën sociale, nuk rrit pagat e mjekëve dhe infermierëve. Pjesa dërrmuese e rritjes së buxhetit për Ministrinë e shëndetësisë për vitin e ardhshëm do të shkojë për të paguar 4 koncesione. Vitin e ardhshëm, me taksat e shqiptarëve do të paguhen rreth 37 milionë euro për te mbajtur në këmbë korrupsionin e qeverisë se Edi Ramës me koncesionet, që gllabërojnë djersën e shqiptarëve. Me 37 milionë euro në vit për 2-3 njerëz që i shërbejnë pushtetit të korruptuar e të kriminalizuar të Edi Ramës, mund të ishin bërë disa punë të mira në sistemin shëndetësor. Mund te ishte siguruar blerja e medikamenteve elementare, mund të ishin rritur pagat e mjekëve apo infermierëve, mund te ishte bërë një investim i vlefshëm për shqiptarët dhe jo të mbusheshin xhepat e miqve të kryeministrit.’ – tha Spahia.

Më tej ai shtoi se Rama dhe oligarkët e tij mendojnë si e si të grabisin shqiptarët me anë të koncesioneve e PPP-ve korruptive, për të cilat ka pasur vlerësime negative edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare.

‘Edi Rama dhe oligarkët e tij mendojnë vetëm për të grabitur me koncensione dhe PPP korruptive, ndonëse Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në raportin e  saj te fundit, vlereson se këtonjanë kontrata të pabazuara në studime fizibiliteti, janë me kosto te larta sociale dhe u janë dhënë pa konkurencë firmave pa kapacitete të mjaftueshme financiare.’ shton ai.

Në fund Spahia tha se qeverisja e PD-së ka planin për nxjerrjen e shëndetësisë nga kolapsi duke anuluar koncesionet korruptive në shëndetësi dhe degët e tjera të ekonomisë. Ai theksoi gjithashtu se rroga për mjekët do bëhet 1200 euro në muaj kurse për infermierët 700 euro në muaj.

‘Vjedhja e taksave të shqiptarëve me koncesione duhet të marrë fund!’ Qeveria e Partisë Demokratike, e dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka një plan për të nxjerrë nga kolapsi shëndetësinë. Ne do të anullojmë koncesionet korruptive në shëndetësi dhe kudo! Paratë e dhëna për koncensione të paligjshme do të kthehen në investime në shërbim dhe rritje pagash për mjekët e infermierët. Në planin e Partisë Demokratike  rroga minimale për mjekët do të jetë 1200 euro dhe 700 euro në muaj për infermierët, duke i bërë kështu një shërbim të madh vendit me dhënien fund të eksodit të tyre. Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve do të shkojnë për rimëkëmbjen e ekonomisë së shqiptareve te ndershëm që e duan Shqipërinë dhe duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, ne vendin e tyre.’ – mbylli deklaratën ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *