Vendosni fjalën kyçe....

Akuza për drogë, vjedhje dhe armë, arrestohen 4 shtetas shqiptarë në Itali


Policia e Italisë, në mbrëmjen e 20 nëntorit 2019, në provincën e Perugia, ka arrestuar katër shtetas shqiptarë, të moshave nga 27 deri 35 vjeç.

Të papunë dhe duke qëndruar ilegalisht në shtetin italian, shqiptarët akuzohen për vjedhje në banesa, rezistencë dhe dëmtim të zyrtarëve publikë, transportim të paligjshëm të armëve të zjarrit, mbajtje të pajustifikuar të mjeteve të vjedhjes, marrjen e pllakave të vjedhura, armë të vjedhura, mbajtja e dokumenteve false si dhe posedim të lëndëve narkotike, shkruajnë mediat italiane.

Pas disa vjedhjeve që ndodhën në Fabriano pasditen e djeshme, policia përgjoi një Alfa Giulietta të raportuar nga banorët dhe u pa duke shëtitur me dyshime në një zonë lokale. Automjeti ishte pajisur me targa të vjedhura në të njëjtën ditë dje në Castelbellino, dhe ishte drejtuar për në një shtëpi në Assisi (Pg).

Nga automjeti, pasi morën disa çanta, pesë persona po shkonin rrugës për në shtëpi, kur karabinierët i urdhëruan që të ndalen dhe të tregojnë dokumentet. Tre prej tyre u bllokuan, pas një përleshje të ashpër, ndërsa dy të tjerët arritën të shpëtojnë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *