Një qytetar ka denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni dhe kushëririn e tij, drejtorin e Ujësjellësit Sarandë, Sheme Lulo, se janë debitorë te OSHEE-ja me 17 milionë lekë të vjetra.
Denoncimi i tij është publikuar nga ish-kryeministri Berisha, i cili ka publikuar edhe dokumentet që sipas tij vërtetojnë debinë.
‘Mafiozi Alket Hyseni se bashku me kushuririn nuk paguajne energjine, akuzohen per 17 milione lek borxh OSHEE!
Lexoni mesazhin shikoni dokumentat e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje doktor Berisha. Alket Hyseni sebashku me Sheme Lulon kusheririn e tij dhe njekohesisht drejtori i ujesjellesit Sarande rezultojne debitor ne OSSHE ne shumen e 17 miljone lekeve.’ – shkruan Berisha në ‘Facebook’.