Vendosni fjalën kyçe....

Bombat me gaz lotsjellës shkaktojnë 3 viktima mes protestuesve në Irak


Të paktën tre protestues u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në përleshjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në Bagdad të enjten, sipas një burimi mjekësor.

Burimi, duke preferuar të mbetet anonim për arsye sigurie, tha: ‘Spitalet e Bagdadit regjistruan vdekjen e tre protestuesve dhe të paktën 35 të plagosurve pasi forcat e sigurisë qëlluan një numër të madh bombash me gaz losjellës për të shpërndarë demonstruesit’.

‘Demonstruesit vdiqën pasi u goditën në kokë nga bomat e gazit,’ shtoi burimi, shkruan Anadolu Agency.

Që nga fillimi i tetorit, Iraku ka parë protesta masive popullore kundër kushteve të dobëta të jetesës dhe korrupsionit. Kërkesat më vonë u rritën me thirrjet për shpërndarjen e qeverisë së kryeministrit Adel Abdul-Mahdi.

Sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut, të paktën 336 irakienë janë vrarë dhe rreth 15,000 janë lënduar që prej fillimit të protestave në 1 tetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *