Vendosni fjalën kyçe....

“I bëjmë thirrje presidentit të kthehet në shinat e Kushtetutës” – Taulant Balla


Partia Socialiste ka deklaruar se do e çojë në Komisionin e Venecias për shqyrtim çështjen e Gjykatës Kushtetuese. Deklarata ka ardhur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Të njëjtin sugjerim bëri pak orë më parë edhe Ambasada Amerikane në Tiranë që bëri thirrje për ta çuar në Venecia çështjen e Kushtetueses.

‘Çështja e Kushtetueses duhet ti dërgohet Komisionit të Venecias. Opinioni i ‘Venecias’ ka shumë rëndësi në këtë pikë. Ky institucion i gjithëpranuar për opinioneve objektive duhet të të japë vlerësimin e tij. Askush nuk mund të rrijë në detyrë kundër Kushtetutës. As zonja Xhaferllari nuk duhet të rrijë në atë pozicion.’ – tha Balla.

Më tej ai tha se presidenti Meta po pengon reformën në drejtësi duke i bërë thirrje kreut të shtetit që të rikthehet në shinat e Kushtetutës.

‘Jemi në një situatë të një konflikti të panevojshëm kronik të krijuar nga presidenti në përpjekje për të penguar reformën në drejtësi. Ne i bëmë thirrje presidentit për t’u rikthyer në shinat e Kushtetutës.  Duhet të prevalojë respektimi i Kushtetutës. Uroj që Presidenti i Republikës të mos krijojë vonesa në funksionalitetin e SPAK-ut.’ – tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *