Vendosni fjalën kyçe....

Marshimi i Vetëvendosjes në Shqipëri, Kurti: Ne e duam bashkimin kombëtar por nuk dirigjojmë njëri tjetrin


Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, ndërsa komentoi marshimin e që do të bëjë kjo lëvizje më 28 Nëntor në Tiranë, tha se ata e duan bashkimin kombëtar.

I ftuar në emisionin “Open”, Kurti u shpreh se sa më shumë aktivitet të bëhen në frymën e bashkimit më 28 Nëntor, aq më mirë është, ndërsa shtoi se duhet të zbatohen marrëveshjet që janë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është regjistruar si OJF. Ne e kemi frymën e përbashkët por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin.

Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është.

Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *