Presidenti Meta ka deklaruar se anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, është shkarkuar në atë që e quajti vettingu i partisë ndërsa tha se nuk i bën presion askujt, ndryshe nga sa bën mazhoranca.
Në një deklaratë për gazetarët që e prisnin në dyert e Presidencës ai kritikoi presionin ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.
‘Vettingu i partisë u shpall para pak ditësh. Nuk jam i habitur se që ditën e parë që ka hyrë në zyrë ka pasur presione, që të bëhej pjesë e puçit për Xhaferllarin. Unë nuk i bëj presion askujt. Nqs doni emra, nuk besoj se keni harruar deklaratën e zotit Xhafaj, i cili i bëri shantazhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, e cila ka qëndruar me sforco në atë detyrë për të mbajtur hapur derën e Gjykatës Kushtetuese.’ – tha Meta.
Më tej ai shtoi se SHBA-të janë partneri kryesor i Shqipërisë, që kanë një ndihmë të padiskutueshme për vendin, ndërsa tha se për kryeministrin Rama dhe disa palaço ndërkombëtarë, zgjifhja e vetme është referendumi.
‘SHBA-të janë si yll, janë si shpirt, me ato e kemi bërë Kushtetutën. Ata punojnë me Kushtetutën që do të ketë ndryshuar Rama, Agaçi, Dvorani. I ftoj të vijnë me ekspertët e tyre t’u tregoj Kushtetutën mbi të cilën jam betuar. Ka vetëm një zgjidhje për Ramën e për disa palaço ndërkombëtar, referendumi’, shtoi Meta.