Kreu i Shtetit Ilir Meta zhvilloi një takim me ish-presidentin Bamir Topi në vazhdën e takime me të gjithë personat që kanë mbajtur këtë post më parë gjatë 30 viteve demokraci.
Takimi i Metës me Topin kishte në fokus debatin për krizën në Gjykatën Kushtetuese.
Pas takimit afro 40 minuta me Metën, ish-presidenti deklaroi se zgjidhja për përplasjen institucionale nuk mund të vijë nga jashtë.
“Ne mund të japim mendime, zgjidhja s’vjen nga jashtë. Përplasja institucionale është histori e trishtë. Kjo është përplasja më e paprecedentë”-deklaroi Topi.