Vendosni fjalën kyçe....

“Ndaloni masakrën” – Morales i bën thirrje Kombeve të Bashkuara të ndërhyjnë në Bolivi


Presidenti i dorëhequr i Bolivisë, Evo Morales, i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të denoncojë dhe të ndalojë sipas tij masakrën që po u bëhet bolivianëve autoktonë nga “diktatura” që është aktualisht në krye, duke thënë se 30 njerëz tashmë janë vrarë.

Këto deklarata Morales i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, nga Meksika ku iu dha azil politik pasi u detyrua nga ushtria të jepte dorëheqjen më 10 nëntor.

Morales i përshkroi autoritetet aktuale si “diktatura e Áñezit, Camacho dhe Mesa”, duke iu referuar “presidentes së përkohshmë” të vetë-shpallur dhe drejtuesve të opozitës që humbën zgjedhjet muajin e kaluar.

“Unë i bëj thirrje IACHR dhe OKB-së të denoncojnë dhe ndalojnë këtë masakër ndaj vëllezërve indigjenë që kërkojnë paqe, demokraci dhe respekt për jetën në rrugë”– shtoi Morales.

Organizata e Shteteve Amerikane, përmes një raporti mbështeti rrëzimin e Morales duke vënë në dyshim legjitimitetin e numërimit të votave në zgjedhjet e tetorit.

Ka pasur raporte të shumta javën e kaluar se janë vrarë shumë bolivianë autoktonë, të cilët dolën në rrugë për të protestuar kundër rrëzimit të Morales, duke e quajtur atë një grusht shteti. Numri i saktë i të vrarëve dhe të plagosurve nuk dihet.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe organizatat ndërkombëtare më parë të shqetësuar për “demokracinë” në Bolivi papritmas heshtën në momentin kur Morales dha dorëheqjen. Të mërkurën, presidentja e përkohshme Jeanine Añez tha se do të kërkojë zgjedhje të reja të përgjithshme së shpejti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *