Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion antidrogë mbrëmjen e kaluar duke vënë në pranga dy persona.
Operacioni anti drogë u zhvillua pranë stadiumit ‘Dinamo’ dhe në pranga janë vënë dy të rinj nga Berati: Donaldo LLupo 18 vjeç dhe Klajdi Balla 28 vjeç.
Mësohet se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar armë dhe 4 kilogramë heroinë.
Uniformat blu kishin informacion se dy të rinjtë kryenin aktivitet të paligjshëm dhe i ka mbajtur nën vëzhgim. Ata u arrestuar ndërsa ndodheshin në automjetin e tyre.
(Lajmi në përditësim…)