Vendosni fjalën kyçe....

Presidenca pas shkarkimit të Besnik Muçit nga Gjykata Kushtetuese: Zero surprizë nga vettingu i partisë


Pas shkarkimit nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, nuk ka vonuar reagimi nga Presidenca.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi thotë se ky vendim nuk përbën asnjë surprizë, por e konsideron atë një vendim të turpshëm nga ana e KPA-së.

Blushi shton se procesi i vettingut është bërë nga partia.

“ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!”– komenton Blushi.

Anëtari e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi u shkarkua sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Problem për Muçin sipas KPA-së, u bë mungesa e të ardhurave për një apartament të deklaruar nga gjyqtari. Sipas trupit gjykues, Muçi ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë së tij dhe të të afërmve.

Kujtojmë se Besnik Muçi, është anëtari i parë që u dekretua nga presidenti Ilir Meta, për Gjykatën Kushtetuese. Vetë Muçi reagoi në një deklaratë për mediat, ku dha arsyet pse sipas tij KPA mori këtë vendim (lexo këtu). Por pavarësisht vendimit për shkarkimin e tij, Muçi tha se do të vijojë detyrën si anëtar i kësaj gjykate.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *