Vendosni fjalën kyçe....

Reagon Besnik Muçi: Pse KPA vendosi të më shkarkojë


Anëtari i shkarkuar i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, ka folur për mediat pas vendimit të KPA-së që e largoi nga sistemi gjyqësor.

Muçi dha shkaqet se përse sipas tij, Kolegji i Posaçëm i Ankimimit vendosi ta shkarkonte.

“Të nderuar gazetarë më lejoni së pari të shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë ju që keni ndjekur me vëmendje procesin tim të rivlerësimit. Keni pasqyruar me realizëm të gjitha të dhënat, faktet, përjashto ndonjë gazetar që ka shpifur në mënyrë të vazhdueshme, juve sinqerisht ju falënderoj sepse i treguat publikut se cila ishte situata ime në procesin e rivlerësimit. Shkaku i parë i ankimit është diferenca financiare të 4 vitet, 2003-2006 në shumë e 6 mln lekë të vjetra. Të llogaritura sipas Komisioneri Publik dhe të pranuar nga KPA në kundërshtim me ligjin.

Shkaku i dytë është mosdeklarimi i tokës bujqësore që bashkëshortja ime ka marrë në pronësi në vitin 1991. Bashkëshortja ime është larguar nga familja para 22 vitesh, është një pasur me burim të ligjshëm.
Shkaku tjetër i ankimit ka qenë mosdeklarimi i një banese, të ndërtuar në vitin 1985, të ndërtuar nga familja e bashkëshortes, kur ajo ka qenë e mitur. Ai truall 170 metër në atë fshat e ka sot vlerën 200 mijë lekë. Një shkak ankimi për 40 mijë lekë të vjetra.
Të tjera shkaqe ankimi ishin huatë e marra nga familja ime. Huaja e marrë nga babai, vëllai e motra ime, nga xhaxhai im, 400 mijë lekë të reja, të cilat unë i provova tej çdo ndryshimi. Deklarova që familja ime ka pasur të ardhura të tjera përveç tokës bujqësore”, deklaroi Muçi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *